Telegrafi

Serbia rishikon kontratën për shitjen e rafinerisë së naftës

Qeveria serbe do ta rishqyrtojë edhe një herë këtë marrëveshje jo aq favorizuese.

Sipas DW, ambasadori rus në Beograd nuk u shfaq gjatë fundjavës si diplomat. Në gazetën serbe “Politika” ai bëri publike kërkesën e tij gati ultimative.

Parlamenti serb duhet ta ratifikojë sa më shpejt një marrëveshje të nënshkruar që prej tetë muajsh.

Por, me postë erdhi përgjigja nga zyra e ministrit serb të Ekonomisë, edhe ajo jo aq miqësore, të paktën jo aq miqësore sa ç’janë dëgjuar më parë tonet në komunikimin serbo-rus.

Parlamenti në Beograd e përcakton vetë axhendën e tij, tha ministri. Për këtë nuk ka nevojë për shtytjen e ambasadorëve të huaj.

Marrëveshja e nënshkruar në janar parasheh shitjen e shumicës së aksioneve të koncernit serb të energjisë, NIS, Gazpromit rus.

Ministri serb i Ekonomisë ka deklaruar se çmimi i shitjes së koncernit NIS (400 milionë euro) është tepër i vogël. Sipas ekspertes Mihajloviç, vlera e koncernit është pesë herë më e lartë