Telegrafi

Serbia rikthen sinjalet e telefonive në Kosovë

Matiç i ka thënë agjencisë se lajmeve “B92” se Ministria e Telekomunikacionit dhe Shoqëria e Informacionit kërkoi nga UNMIK-u të mos lejojë autoritetet e Kosovës që t’i sjellin këtë dem kaq të madh qytetarëve dhe operatorëve serb duke ja ndërprerë komunikimin.

Ministri i Telekomunikacionit të Jasna Matiç ka thënë se situata e operatorëve mobil serb tani veç sa është stabilizuar qe do të thotë se janë vendosur lidhjet mobile dhe fikse të operatorëve të Serbisë.

"Situata është normalizuar dhe përmirësuar në mënyrë të drejtë patjetër në krahasim me ditët e mëparshme dhe shumica e klientëve tanë tani kanë dy telefoni edhe atë fikse dhe atë mobile, dhe shumica e tyre tani kanë edhe sistemin ADSL të cilin nuk e kanë pasur deri me tani", ka thënë ajo.