Site icon Telegrafi

Serbia regjistron tre të vdekur dhe 96 raste të reja me coronavirus

Sipas të dhënave të fundit, nga 10.883 persona të testuar për coronavirus, 96 rezultuan pozitivë.

Tre persona nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe kanë ndërruar jetë, raportojnë autoritetet shëndetësore të shtetit të Serbisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se 39 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi dhe 522 njerëz u shtruan në spital, raporton b92.

Deri më tani, 31,772 raste të COVID-19 janë konfirmuar në Serbi dhe një total prej 966,563 njerëz janë testuar.

Deri më tani, 721 njerëz kanë vdekur nga pasojat e infeksionit me coronavirus, kështu që shkalla e vdekshmërisë është 2.27 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version