Telegrafi

Serbia regjistron shtatë të vdekur dhe 321 raste të reja me COVID-19

Shteti serb ka njoftuar për një numër treshifror të të infektuarve me coronavirus.

Në 24 orët e fundit, Serbia ka bërë të ditur se janë regjistruar 321 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se shtatë persona nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe kanë humbur jetë, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se prej njoftimit të fundit janë testuar 8,804 persona, njofton b92.

Ndryshe, vlen të theksohet se aktualisht janë 150 persona në respiratorë. /Telegrafi/