Sipas informacionit të fundit, 30 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.
Autoritetet shëndetësore serbe gjithashtu kanë raportuar se ka vdekur një person.
Në 24 orët e fundit, 5,268 mostra u testuan dhe 1,120,363 që nga fillimi i epidemisë, raporton b92.
Në spitale janë të shtruar 279 persona gjersa 20 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi.
Ndryshe, shkalla e vdekjeve në shtetin serb është 2.24 për qind. /Telegrafi/