Telegrafi

Serbia regjistron gjashtë të vdekur dhe 255 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, 255 persona të tjerë janë infektuar me coronavirus në shtetin e Serbisë.

Në të njëjtën periudhë, u testuan gjithsej 8,014 persona, njoftoi shtabi emergjent i pandemisë serb, raporton b92.

Gjersa është raportuar edhe për gjashtë persona të tjerë të vdekur dhe 121 pacientë janë duke u trajtuar në respirator.

Epidemiologët, përkundër rënies së numrit të pacientëve, bëjnë thirrje për kujdes.

Veshja e maskës është një masë e rëndësishme që jep rezultate si dhe distancimi shoqëror. /Telegrafi/