Autoritetet shëndetësore serbe kanë dhënën informacionet më të fundi rreth gjendjes me pandeminë.
Sipas informacionit të fundit, 72 raste të reja të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Serbi
Në 24 orët e fundit, janë testuar 6,561 mostra dhe deri më tani janë kryer gjithsej 1,134,239 teste.
Në spitale, 21 pacientë po trajtohen me oksigjeno terapi gjersa shkalla e vdekshmërisë është 2.23 për qind.
Ndryshe, 33479 njerëz deri më tani janë infektuar gjersa kanë ndërruar jetë 749 persona. /Telegrafi/