Telegrafi

Serbia promovon produktet në diasporë

Promovimi i prodhimeve nga Serbia është pjesë përbërëse e strategjisë së marrëdhënieve të shtetit fqinjë, me diasporën e saj. Grup synues i këtij aksioni janë banorët e të gjitha kontinenteve të cilët Serbinë e konsiderojnë amë të veten.

Në fazën e parë të projektit është planifikuar xhirimi i spotit reklamues, në të cilin do të marrin pjesë fytyra të njohura nga fusha e sportit dhe kulturës, si dhe distribuomi i materialit promovues.

Projekti do të zgjasë një vit, raporton gazeta “Blic” e Beogradit. /agjencitë/telegrafi/