Telegrafi

Serbia pretendon se iu prish sistemi i doganës, bllokohen kamionët me mallra në Jarinë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se sistemi i doganës në palën serbe nuk është duke funksionuar.

Përmes një njoftimi në Facebook, QKMK thotë se nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të pikën kufitare Jarinë.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje”, thuhet në njoftim./Telegrafi/