Një stuhi e madhe shiu ka goditur sonte Serbinë perëndimore, respektivisht qytetin Pozhega.
Sipas mediave serbe, gjendje e vështirë paraqitet edhe në Kosjeriq, ku ka rënë sasi e madhe e shiut dhe rrugët tashmë janë vërshuar.
Komuna e vogël e Beogradit, Barajevo ka mbetur pa energji elektrike, transmeton lajmi.net.
Fotografitë e lexuesve të mediave serbe paraqesin gjendjen e rëndë, ku një numër i madh rrugësh janë mbuluar me ujë dhe veturat kanë mbetur aty. Uji ka hyrë edhe në disa shtëpi.
Serbët i frikësohen vërshimeve sikurse në Maqedoni, ku mbetën të vdekur 21 persona.