Telegrafi

Serbia përfiton 1.36 milionë dollarë nga CEFTA

Sipas të dhënave nga Enti i Statistikave, Serbia në vendet e CEFT-së kryesisht ka eksportuar drithë, produkte të tij, pije të ndryshme, hekur e çelik, ndërsa ka importuar rrymë, qymyrguri, metale me ngjyrë, pemë dhe perime.

Vjet, te këto vende ka eskortuar mallra në vlerë 2.81 miliardë dollarë, kurse ka importuar 1.45 miliardë dollarë, që do të thotë se importi me eksport është mbuluar 193.8 për qind.
Serbia në vitin 2009 me vendet e CEFTA-s ka pasur suficit tregtar 1.37 miliardë dollarë.

Rajoni që mbulon kjo marrëveshje është ndër të rrallët me të cilin Serbia ka suficit në vazhdimësi. Madje ai zë vendin e parë për nga vëllimi i eksportit , ndërsa pas tij është BE-ja. /Telegrafi/