Serbia ka paralajmëruar masa të ashpra pas pranimit të Kosovës në FIFA.
Ishte përfaqësuesi serb në kongresin e FIFA-s ai që ka paralajëmruar një padi për Kosovën dhe FIFA-n në Gjykatën për Arbirtrim Sportiv (CAS).
CAS është organi më i lartë ligjor i futbollit botëror, ku merren dhe kthehen vendime të rëndësishme në botën e futbollit.
Kohë më parë Shqipëria fitoi rastin ndaj Serbisë për incidentin e ndodhur në Beograd, ku Shqipëria doli fituese bindëse me 3-0.
Mbetet të shihet se çka do të bëjë Serbia. /Telegrafi/