Telegrafi

Serbia Ok anëtarësimit te Kosovës në FMN e BB

"Serbia, në asnjë mënyrë nuk dëshiron ta ndalë procesin e përfshirjes së Kosovës në disa insntitucione ndërkombëtare financiare, sepse ne në bisedimet për statusin kemi propozuar zgjidhje të këtillë", ka thënë dje Boris Tadiq, në një konferencë për gazetarët, pas takimit që zhvilloi me komisionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim Olli Rehn.

Tadiç theksoi vendosmërinë e e qeverisë së tij për të përmirësuar stabilitetin ekonomik dhe shoqëror në Kosovë dhe për ta ndihmuar të marrë pjesë në tregtinë rajonale.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se Tadiq po i referohejkërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.