Site icon Telegrafi

Serbia nuk ndalet, vazhdon të organizojë gara në Kosovën e UEFA-s dhe FIFA-s

Në fundjavën e kaluar, dy skuadra që garojnë në futbollin serb, luajtën në Kosovë.

Mokra Gora e ka pritur Shumadijën në Zubin Potok, ndërsa Trepça serbe është ballafaquar me Miokovcin.

Këto katër klube garojnë në Lidhjen e Futbollit të Rajonit të Perëndimit të Serbisë dhe nuk e njohin shtetin e Republikës së Kosovës, shkruan ‘Bota Sot’.

Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka reaguar ende.

FFK ka të drejtë të dërgojë notë proteste në FIFA dhe UEFA pasi tashmë është pjesë e këtyre organizatave.

Exit mobile version