Site icon Telegrafi

Serbia nuk ka turp për krimet e luftës

In this photo taken Thursday, June 29, 2017, Serbian Defense Minister Aleksandar Vulin, right, attends the Government swearing in ceremony at the Serbian Parliament building, in Belgrade, Serbia. Vulin has praised a convicted war criminal for his role in the defense against NATO's 1999 intervention in Kosovo, saying the Balkan country no longer has to be ashamed of a bloody crackdown against ethnic Albanian separatists. (AP Photo/Darko Vojinovic)

Çfarë do të thoshte për shoqërinë serbe nëse të jesh kriminel i dënuar i luftës ose i dyshuar, nuk ju bën të refuzuar, por në fakt mund t’ju ndihmojë të nisni një karrierë politike?

Ndihma dhe mbështetja e një krimi lufte, duke përfshirë mizoritë masive ndaj grave dhe fëmijëve, a është diçka nga e cila duhet t’ju vijë turp? Jo sipas Aleksandar Vulin, ministrit të Mbrojtjes të Serbisë.

Vulin ka shkruar se në një mënyrë mjaft të qartë i ka thënë një grupi veteranësh të ish- ushtrisë jugosllave javën e kaluar.

“Epoka e turpit ka mbaruar”, tha Vulin, duke iu drejtuar veteranëve të qytetit jugor të Nishit. “Është koha për të rikthyer respektin për veten”, tha ai

Ministri i referohej mysafirit më të nderuar të grupit, gjeneralit në pension, Vladimir Lazareviq, komandantit të Ushtrisë së Tretë gjatë luftës në Kosovë.

Vulin dhe personalitete të tjera vlerësuan gjeneralin për “qëndrim të guximshëm kundër agresorëve të NATO-s” në vitin 1999.

Sidoqoftë, Lazareviq u dënua gjithashtu me 14 vjet burg nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës, ICTY, në Hagë. Më shumë se 10,000 civilë shqiptarë u vranë dhe qindra e mijëra u dëbuan nga pjesëtarët e Ushtrisë së Tretë dhe forcat aleate të policisë.

Disa nga viktimat u gjetën më vonë në varre masive të fshehura në Serbi, përfshirë një në periferi të Beogradit. Shumë prej viktimave ende janë të zhdukur.

Kur Llazareviq u lirua nga burgu dy vjet më parë, pasi mbajti dy të tretat e dënimit të tij, një aeroplan qeveritar u dërgua për ta marrë dhe për ta sjellë në shtëpi ku ai u mirëprit si hero. Vulin ishte atje, mes zyrtarëve të tjerë të shtetit dhe klerit të lartë të Kishës Ortodokse Serbe.

Ka edhe më shumë, Nikola Sainoviq, zëvendës-kryeministër në qeverinë e Sllobodan Millosheviqit, ishte midis të dënuarve së bashku me Lazareviq dhe ai u dënua me 18 vjet burg. Mirëpritja e tij ishte më pak tërheqëse, por menjëherë mori një pozitë të lartë në Partinë Socialiste Serbe, anëtare e vogël në koalicionin qeverisës.

Dhe pastaj është edhe kolonel Veselin Sljivançanin, i cili mori më shumë se 200 pacientë kroatë nga një spital në Vukovar më 1991 dhe i dorëzoi para paramilitarëve serbë për t’u torturuar dhe vrarë. Fillimisht, ai u dënua me pesë vjet burgim para Tribunalit të Hagës, denim i cili më pas u ngrit në 17 vjet dhe përfundimisht u reduktua në dhjetë vjet në vendimin përfundimtar. Ai doli nga burgu në vitin 2011.

Sljivançanin, i cili tani është një anëtar krenar i Partisë Progresive të Serbisë, kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq, ishte ndër ata që u mblodhën për ta përshëndetur presidentin në hapjen e një fabrike të përpunimit të ushqimit në Ruma.

Kur reporterët pyetën për praninë e tij, Vuçiq me zemërim u përgjigj se “Sljivançanin është një njeri i lirë që ka kryer dënimin e tij. Çfarë do që unë të bëj, ta lidhë atë në një shtyllë dhe ta qëlloj?” pyeti ai.

Derisa gjuajtja e Sljivanançanin ndoshta duket një ide e mirë për disa nga ata që kanë humbur të afërmit dhe miqtë në Vukovar, pothuajse askush në Serbi, përveç disa grupeve të të drejtave të njeriut, nuk ka protestuar kundër përfshirjes së kriminelëve të luftës të dënuar në mesin e elitës politike të Serbisë.

Kishte disa kritika të buta në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për vitin 2015 për Serbinë, por asgjë që atëherë.

Në Bruksel, ata ende e shohin Vuçiqin si një burrë shteti proeuropian, të orientuar drejt reformës, kryesisht për shkak të angazhimit të tij në “bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve” me Kosovën të mbështetura nga BE-ja. Por çfarë lloj normalizimi mund të rezultojë nga rehatimi i kriminelëve të luftës?

Në mënyrë strikte ligjore, Vuçiq kishte të drejtë: Sljivançanin, Lazareviq dhe Sainoviq janë të gjithë burra të lirë dhe kanë të gjitha të drejtat dhe përfitimet si qytetarët e tjerë, përfshirë të drejtën për t’u angazhuar në politikë. Por çështja është, çfarë do të thotë për koalicionin qeverisës të Serbisë nëse lidershipi i saj është kaq i etur për të pasur kriminelë të luftës në radhët e tyre?

Dhe çfarë do të thotë për shoqërinë serbe nëse të jesh kriminel i dënuar i luftës, ose të paktën i dyshuar, nuk ju bën të refuzuar, por mund t’ju ndihmojë të filloni një karrierë politike?

Përgjigjet për këto pyetje shkojnë përtej aftësive të mia. Por unë e vura re një gjë, rrëfimi sipas të cilit Serbia nuk bëri asgjë të keqe në luftërat jugosllave është tani edhe më i përhapur se sa ishte 18 vjet më parë, kur përfundoi konflikti i fundit [për Kosovën].

I njëjti narrativ që e përshkruan Serbinë si një viktimë të komplotit perëndimor, dhe krimet e luftës që u atribuohen se janë organizuar nga serbët, i stërngarkohen asaj nga armiqtë e Serbisë.

Kjo është pikërisht e kundërta e asaj që ndodhi në Gjermani pas vitit 1945. Në fillim, shumica e gjermanëve nuk ishin të gatshëm të pranonin krimet e luftës naziste dhe gjykata në Nuremberg shihej gjerësisht si Gjykatë Kangur [gjyq i parregullt].

Por gjeneratat që erdhën më vonë zgjedhën për të bërë një ndarje të qartë me të kaluarën. Në Serbinë e sotme, të rinjtë me këmisha të veshura me fytyrën e gjeneralit Ratko Mlladiq, arkitektit të gjenocidit të Srebrenicës, është një pamje mjaft e zakonshme.

Nuk më ngushëllon që i njëjti proces i prapambetur ka prekur kroatët, boshnjakët dhe kosovarët dhe se ata gjithashtu lartësojnë kriminelët e tyre të luftës si heronj. Por kjo më jep një ndjenjë të frikshme se luftërat jugosllave nuk kanë mbaruar me të vërtetë, por vetëm janë duke bërë një pushim. /BIRN/

Exit mobile version