Site icon Telegrafi

Serbia nis pjesën e vet të Autostradës Nish-Prishtinë-Durrës në fund të 2016-ës

Nënkryetarja dhe ministrja e Ndërtimeve, Komunikacionit dhe Infrastrukturës e Qeverisë së Serbisë, Zorana Mihajlloviq, deklaroi sot se Serbia dëshiron të bëjë lëvizje të madhe në projektet infrastrukturore dhe se në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimin e pjesës së Autostradës Nish-Merdar-Prishtinë-Durrës.

“Tash po bisedojmë rreth hartimit të dokumentacionit teknik, që duhet të jetë gati deri nga mesi i vitit 2016. Bëhet fjalë për 77 kilometrat në anën serbe, ndërsa flasim për Autostradën”, ka thënë Mihajlloviq në një emision në TV Pink. /Telegrafi/

Exit mobile version