Site icon Telegrafi

Serbia, në maj 2015 e kishte gati statutin e Asociacionit (Video)

Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përkatësisht më 27 gusht të vitit të kaluar, Tribuna Channel pati raportuar se ekziston një draft-statut për Asociacionin.

Sipas burimit që kishte marrë pjesë në hartimin e këtij draft-statuti, selia e Asociacionit do të jetë në Komunën e Graçanicës.

Ekzistimin e këtij dokumenti e ka konfirmuar koordinatori i ekipit drejtues për vendosjen e bashkësive të komunave serbe i caktuar nga Serbia, Lubomir Mariq, i cili në Qeverinë e Kosovës, ai kryen funksionin e ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai ka thënë se Serbia ka hartuar disa variante të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe njërin prej tyre ai ka dorëzuar Bashkimit Evropian në fund të majit të vitit të kaluar.

Por, sipas tij, për fat të keq kjo nuk u jetësuar, sepse marrëveshja në vend se të zbatohet në sistemin e Kosovës, përfundoi në Gjykatën Kushtetuese.

Exit mobile version