Ambasadori i Serbisë në UNESCO, Darko Tanaskoviq ka thënë se në rast se Kosova në çfarëdo rrethane bëhet anëtare e UNESCO-s, “kjo do të ketë pasoja për identitetin serb dhe trashëgiminë kulturore”.
Në një intervistë për “Jedinstvo”, Tanaskoviq ka thënë se në këtë rast në dokumentet e kësaj organizate “kisha tona, manastiret, përmendoret… do të njihen si të mira kulturore të shtetit të Kosovës”, e jo më të Serbisë, transmeton lajmi.net.
Ditëve të fundit, Beogradi zyrtar ka shpeshtuar kritikat ndaj vendeve fqinje të Kosovës që kanë votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, para gati dy vjetësh.
Sulmet e tilla janë parë edhe si frikë nga Serbia se Kosova në aplikimin e ri për anëtarësim në UNESCO, këtë vit, mund të pranohet si anëtare fuqiplotë.