Njësia e Forcave Speciale të Serbisë e njohur si xhandarmëria ka nderuar ish-komandantin, Goran Radosavljeviq, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në vrasjen e tre shtetasve amerikanë me prejardhje nga Kosova, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe Ambasada e SHBA-së në Serbi, e cila ka bërë përgjegjës ish-ushtarakun për vdekjen e tre shqiptarëve me nënshtetësi amerikane, transmeton Telegrafi.
“Ky ishte gjithashtu njeriu i ngarkuar me kampin ku u gjetën eshtrat e tre amerikanëve të vrarë në vitin 1999: Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi”, shkruan ambasada në në Twitter.
This was also the man in charge of the camp where the murdered remains of three Americans were found in 1999: Ylli, Agron, and Mehmet Bytyqi.
Radosavljevic was sanctioned by the U.S. for his credible involvement in their murders. He should face justice, not receive honors. https://t.co/lPaS0wjWLy
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) July 3, 2021
Ajo më tutje ka kërkuar që Radosavljeviq të përballet me drejtësinë dhe jo të merr mirënjohje shtetërore.
“Radosavljeviq u sanksionua nga SHBA për përfshirjen në vrasjet e tyre. Ai duhet të përballet me drejtësinë, jo të marrë nderime”, shkruan më tutje teksa ka shpërndarë lajmin e momentit të marrjes së mirënjohjes.
Ndryshe, Vëllezërit Bytyqi kujtohen si heronjtë shqiptaro-amerikan që lanë jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe erdhën iu bashkuan luftës së UÇK-së, përmes Batalionit Atlantiku dhe betejës së Pashtrikut.
Vëllezërit Agron, Mehmet dhe Yll Bytyçi ishin arrestuar në vitin 1999 në Serbi, për shkak të, siç kanë thënë zyrtarët serbë, kalimit të paligjshëm të kufirit.
Ata janë liruar nga burgu pasi janë dënuar dhe më pas janë vrarë. Trupat e tyre janë gjetur në një varr masiv, pranë Petrovo Sellos në lindje të Serbisë, në vitin 2001. /Telegrafi/