Site icon Telegrafi

Serbia ndalon belgun e akuzuar për abuzime seksuale

Autoritetet serbe kanë thënë se kanë ndaluar një belg, 60-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer një varg krimesh seksuale në vendlindjen e tij.

Eric Lammers është ndaluar në Kragujevc më 7 tetor, pas një fletarresti të lëshuar nga Belgjika përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (Interpol), ka thënë zëdhënësja e Gjykatës së Lartë në Kragujevc, Ivana Obradoviq më 19 tetor.

Ajo ka thënë se Lammers do të jetë në mbajtje derisa të ekstradohet në Belgjikë.Obradoviq nuk  ka dhënë më shumë detaje për natyrën e krimeve, raporton rel.

Agjencia e lajmeve, AFP ka cituar një burim të gjykatës në Belgjikë të ketë thënë se rasti ka qenë i lidhur me dyshimet për abuzim seksual të një vajze të moshës nën 12-vjeçare.

Më 8 tetor, një gjyqtar serb i procedurës paraprake në Kragujevc ka urdhëruar ekstradimin e Lammers, i cili ka apeluar vendimin. Shkalla tjetër e gjyqit më vonë ka konfirmuar vendimin për ekstradim.

Lammers ka qenë anëtar i grupit belg të neo-nazistëve, Westland New Post. Ai më parë është dyshuar për lidhje me një seri vrasjesh në Belgjikë, në vitet 1980.

Exit mobile version