Telegrafi

Serbia ndal prodhimin e energjisë në hidrocentralin e Ujmanit

Serbia e ka ndalur prodhimin e energjisë elektrike në Hidrocentralin e Ujmanit. Ky hidrocentral për shkak të pamundësisë së shpërndarjes së rrymës në rrjetin elektroenergjetik të Kosovës e ka ndalur prodhimin e saj.
E shpërndarja e energjisë elektrike është pamundësuar për shkak të mungesës së lejes nga kompania serbe që ilegalisht menaxhon me nënstacionin e Vallaqit, shkruan sot Koha Ditore.

“Problemin e kemi me prodhim të rrymës, të cilën e kemi të lidhur direkt me ‘qendrën nacionale të shpërndarjes së Serbisë’. Pa dhënë kjo qendër lejen për kyçjen në rrjetin e tyre, ne nuk mund të prodhojmë rrymë, sepse nuk kemi se ku ta shpërndajmë atë energji. Ky është një lloj shantazhi që ka konotacion politik”, ka thënë ky burim i gazetës. “Hidrocentrali i Ujmanit lidhet në Vallaq, dhe në Vallaq nuk kemi qasje”.

Gazeta ka kuptuar se këto pengesa po bëhet nga i deleguari i kryetarit të Komunës së Zubin- Potokut, Stevan Vuloviq. /Telegrafi/