Telegrafi

Serbia merr CEFTA-n

Serbia mori nga Mali i Zi presidencën e radhës të Marrëveshjes për Tregëtinë e Lirë në Evropën Qendrore.

Ndersa në vitin 2011 Kosova duhet të jetë kryesuese e radhës e CEFTA-s.

Por, pavarësisht se Kosova është nënshkruese e marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), prodhimet vendore gati që një vit ballafaqohen me embargo nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta zhbllokojë një embargo të tillë.