Site icon Telegrafi

Serbia, letër urimi Shqipërisë

Këto deklarata kryeministri serb i ka bërë gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Ai tha se do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë në vjeshtën e këtij viti.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Dacic, deri pak muaj më parë kryeministër i Serbisë, nuk e fshehu zhgënjimin kur tha se Shqipëria ishte një mes vendeve që përveçse nuk ofruan mbështetje për të përballuar fatkeqësinë natyrore të majit, nuk dërguan as edhe një telegram ngushëllimi.

Barroso ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Serbi, ku u takua me zyrtarët më të lartë vendas për të diskutuar për procesin e integrimit evropian të Serbisë.

Në prag të vizitës në Beograd, Borroso deklaroi se Serbia është “vend shumë i rëndësishëm për BE-në” dhe se ka realizuar përparime të rëndësishme në integrimin evropian.

Vuçiç tha se anëtarësimi në BE mbetet prioritet madhor i qeverisë së tij, Barroso nga ana tjetër premtoi të gjithë mbështetjen e Unionit. Dhe në rrugëtimin drejt BE-së, Barroso theksoi dhe mbështeti rëndësinë e dialogut me Kosovën. /Telegrafi/
 

Exit mobile version