Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Teodor Teodoridis u pyet se a mund të ndodhë një takim i tillë.
“Fatkeqësisht, shpesh hasim në praktika të tilla ku duhet që me rregullore, për shkak të problemeve politike, të evitojmë përballjen mes dy shteteve të caktuara. E kemi rastin e Ukrasinës me Rusinë apo Azerbajxhanit me Armeninë”, deklaroi Teodoridis.
“Nëse është e nevojshme që të evitohet një takim mes Kosovës e Serbisë, komisioni relevant do të mblidhet dhe do të merr një vendim të tillë”, shtoi ai.
Kosova është pranuar në UEFA me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy shtete abstenuan.