Federata e Futbollit e Serbisë ka parashtruar ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për ta përjashtuar Kosovën nga UEFA e FIFA.
Federata e Futbollit e Serbisë (FSS) po mundohet t’i nxjerr telashe Federatës ës Futbollit të Kosovës (FFK) pas anëtarësimit në FIFA e UEFA.
FSS e ka parashtruar ankesën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër UEFA-s dhe FIFA-s, të cilat e kanë pranuar Kosovën si anëtare të re të tyre.
Këtë e ka konfirmuar sekretari i FSS-së, Nebojsa Ivkovic. Ai ka thënë se FSS-ja ka kërkuar nga CAS që ta anulojë vendimin e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në UEFA e FIFA.