Site icon Telegrafi

Serbia kërkon anulimin e votimit: Mos e pranoni Kosovën, dëm për futbollin

Përfaqësuesi serb në kongresin e 66-të të FIFA-s ka kundërshtuar ashpër pranimin e mundshëm të Kosovës në FIFA.

Kosova ka dërguar aplikacionin dhe në kongresin e 66-të do të votohet për pranimin e Kosovës në FIFA, pas pranimit në UEFA.

Në fjalën e tij, përfaqësuesi serb ka thënë se pranimi i mundshëm i Kosovës në FIFA e dëmton futbollin botëror, shkruan Telegrafi.

“FIFA është dashur ta largojë nga agjenda votimin për Kosovën. Ne nuk jemi kunër që të luhet futoblli, por nuk duhet të cënohet territori i shteteve tjera”.

“FIFA ka thyer nenet e statutit të vet dhe principet për Kosovën. Duhet të votohet kundër”, u shpreh përfaqësuesi serb. /Telegrafi/

Exit mobile version