Telegrafi

Serbia ka shkelur marrëveshje me FMN-në

Siç transmetoi B92, përfaqësuesi i FMN-së në Serbi, Bogdan Lisovolik, shprehu brengosje se Serbia nuk do ta përmbushë as pjesën e dytë të marrëveshjes, e cila parashikon përjashtimin e 8.000 të punësuarve në administratë.

Qeveria e Serbisë e prolongoi afatin e kontraktuar për përjashtimin e punëtorëve, ndërsa disa ministri të caktuara shqyrtojnë opsionin që tepricën e të punësuarve ta rishpërndajnë në vende tjera.