Telegrafi

“Serbia ka njohur shtetin e Kosovës – në fushën e doganave”

Në një konferencë për media të mbajtur ditën e shtunë, Tahiri ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në këto bisedime janë shënuar përparime të theksuara në vendosjen e raporteve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe në heqjen e pengesave dhe ndërhyrjeve ilegale nga ana e Serbisë.

Për më tepër ajo ka shtuar se Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Thaçi në këto bisedime ka mbrojtur interesat nacionale dhe të qytetarëve, ka mbrojtur Kushtetutën dhe ligjet e saj, rezolutën e Kuvendit të Kosovës, si dhe parimet evropiane për fqinjësi të mirë dhe stabilitet evropian.

Tahiri ka shtuar se pala serbe ka marr obligime për zhbërjen e strukturave ilegale të sigurisë në Kosovë dhe marrëveshja për doganat.

“Me fjalë tjera kjo marrëveshje mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë sipas kritereve të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Tahiri.

E pyetur lidhur me deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Dacic që mjetet e këtij fondi nuk do të derdhen në buxhetin e Kosovës, Tahiri ka mohuar një gjë të tillë.

Ndërkohë, kjo marrëveshje për doganat, nga zyra e Baroneshës Catherine Ashton është quajtur e përkohshme, por sipas Tahirit të dy vendet po lëvizin drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe pikërisht ky dialog është i konceptuar që shpejt të vendosen marrëdhënie normale mes shteteve.

Zëvendëskryeministrja Tahiri nuk ka dhënë përgjigje se në këtë fond do të përfshihet edhe komunat e Vushtrrisë. Por, sipas saj, fondi për zhvillim është një masë e mirëbesimit, një masë e rritjes së mirëbesimit dhe një masë të cilën Qeveria e Republikës së Kosovës e dëshmon se është e gatshme të jap shërbime të mira dhe të barabarta për gjithë qytetarët e vendit. /Telegrafi/