Telegrafi

Serbia insiston ta ndërtoj “Luginën e Diellit” (Video)

Qeveria serbe nuk tërhiqet nga tendencat për ta ndërtuar lagjen “lugona e Diellit” në veri të Kosovës.

Ndalimi i ndërtimit të kësaj lagje, deri në kompletimin e  dokumentacioneve të kërkuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinore, nga zyrtarët qeveritar serb vlerësohet si politizim i çështjes.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke folur për Tribuna Channel, rreth këtij projekti ka thënë së tendenca që ky projekt të politizohet është e dëmshme.

Gjuriq ka thënë se është diskriminuese që të shpërngulurve të mos u lejohet kthimi në shtëpi. /Tribuna Channel/