Telegrafi

Serbia i shet armë Irakut

“Kontrata do të përfshijë të gjashtë fabrikat e industrisë ushtarake të Serbisë dhe do të punësojë rreth 6 mijë njerëz”, është cituar të ketë thënë ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar mediat serbe, thotë se kontrata është nëshkruar të enjten. Detajet e saj nuk janë bërë të ditura.

Shutanovac ka vizituar Bagdadin në fillim të gushtit për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. /rel/