Site icon Telegrafi

Serbia hyn në tregun kosovar të rrymës dhe të telefonisë

“Elektroprivreda Srbije” do të jetë pronare e kompanisë “ElektroSever”, e cila do t’i furnizojë me energji elektrike një pjesë të qytetarëve të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

EPS-ja është kompani shtetërore e Serbisë, që ka në pronësi rrjetin dhe njësi prodhuese në Serbi. Ajo pritet të regjistrojë një kompani të saj në Kosovë. E njëjta pastaj do të kërkojë licencë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për furnizimin me energji elektrike.

Të gjitha proceduarat të cilat do të ndiqen prej regjistrimit të biznesit e deri te furnizimi i qytetarëve me energji janë pjesë e marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën, në Bruksel.

Marrëveshja për energji ka qenë në pakon e marrëveshjeve të nënshkruara në të cilën bëjnë pjesë edhe marrëveshjet për kodin telefonik, parimet themelore për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe heqjen e barrikadës nga ura e Mitrovicës. /Telegrafi/

Exit mobile version