Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak ka thënë se Serbia ka hapur dy kapituj të negociatave me BE-në, 5 dhe 25, kurse ka njoftuar se dialogu me Prishtinën mbetet thelbësor për përparimin e mëtejshëm.
Gjatë konferencës ndër qeveritare të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Serbisë, Serbia ka hapur kapitujt 5 që ka të bëjë me Prokurimin dhe 25 për shkencë dhe kërkim.
Lajçak, i cili ka kryesimin e radhës së BE-së, ka njoftuar se ishte e pamundur të hapej Kapitulli 26, për shkak se disa nga 28 vendet anëtare ishin kundër.
Kundër hapjes së Kapitullit 26 të negociatave për anëtarësim në BE, ishte Kroacia, e cila ka thënë se edhe Serbia, si çdo vend tjetër duhet t’i plotësojë të gjitha kriteret e kërkuara për anëtarësim, ashtu siç ka bërë edhe Kroacia, transmeton KosovaPress.