Site icon Telegrafi

”Serbia, Greqia dhe Maqedonia synojnë ndërtimin e një kanali lundrues”

Tv Sitel shkruan se revista gjermane ”Welt”, bën të ditur se Greqia, Maqedonia dhe Serbia dëshirojnë të ndërtojnë një kanal lundures që do ta lidhë Danubin me detin Egje dhe Mesdhetar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Revista citon kryeministrit grek, Alexis Tsipras, të ketë thënë se ky projekt ”do të mund ta ndryshonte gjeografinë e Ballkanit”.

Projekti cilësohet si senzacional dhe kërkohen investues që do t’i merrnin përsipër harxhimete mëdhaja të ndërtimit të korridorit lundures që do të lidhte Danubin, Moravën dhe Vardarin.

Edhe rrjeti gazetarest gjerman Ntv shkruan për këtë projekt, që vlerësohet rreth 17 miliardë euro./Telegrafi/

Exit mobile version