Site icon Telegrafi

Serbia fton bizneset kosovare për privatizimi

Procesi i privatizimit në Serbi është në raundin e fundit ku janë paraparë të privatizohen edhe afër 2000 ndërmarrje të sektorëve të ndryshme në këtë vend. “E tëra kjo është një mundësi që të i inkurajojmë edhe bizneset kosovare për të marrë pjesë në këtë proces i cili mund të jetë i rëndësisë së veçantë në dimensione të shumta”, theksoi Nexhat Behluli – Koordinator për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në Komunën e Bujanocit i cili është edhe i autorizuar nga Agjencioni i Privatizimit Serb për të hulumtuar dhe gjetur blerës dhe pjesëmarrës në këtë proces.

Behluli po ashtu në takim me Kryetarin e Odes Ekonomike të Kosovës z. Safet Gërxhaliu dorëzoi edhe regjistrin final me informacione të nevojshme për kompanitë nga Serbia që janë në këtë raund të privatizimit.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu theksoi se bashkëpunimi ekonomik është i rëndësisë së veçantë me të gjitha shtetet dhe në veçanti me Serbinë. “Vetë fakti që kemi një import shumë të lartë nga Serbia e dëshmon faktin se biznesi nuk njeh kufi dhe është si uji që nënkupton i gjen kanalet e veta. Në qoftë se kompani kosovare e blejnë komplet produktin e prodhuar në fabrika serbe atëherë pse të mos jenë pjesë edhe e privatizimit të tyre. Ekzistojnë informacione se kompani kosovare në forma të ndryshme janë të interesuara të marrin pjesë në këtë privatizim sidomos në sektorin e ushqimit, prodhimin e materialit ndërtimorë dhe në fusha të tjera, prandaj një zyrtarizmi i tillë është më se i mirë se ardhur”.

Vetë fakti që janë ftuar kompanitë edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova e dëshmon rëndësinë e ekonomisë dhe bashkëpunimit ekonomik për të përmirësuar imazhin e rajonit si dhe të përdoret bashkëpunimi ekonomik si mekanizëm i eliminimit të barrierave politike dhe të përshpejtohen proceset integruese me theks të veçantë në rritjen e atraktivitetit për investitorë të huaj. /Telegrafi/

Exit mobile version