Site icon Telegrafi

Serbia edhe më tutje me referendum-dumet e Millosheviqit

Se fjala referendum nuk është shprehje e demokracisë, por krejtësisht politike kanë dëshmuar të gjitha referendumet që janë mbajtur në fillim të viteve të nëntëdhjeta në ish Jugosllavi. Kushtetuta e vitit 1974 nuk ka paraparë mundësinë e shkëputjes as përmes referendumit por kjo nuk ishte esenciale dhe nuk mundi të pengojë zhvillimet e brendshme e të jashtme politike të cilat po favorizonin pavarësimin e subjekteve të dikurshme konstituive të federatës serbo-sllave.

Paralajmërim edhe për referendume të tjera në Serbi

Vet nocioni referendum ka nis të shteret ngase shumë herë është keq interpretuar sa edhe në vetë Evropën e sotme ka humbur kuptimin e vërtetë të fjalës. Madje Evropa shumë herë ka ndryshuar edhe përqindjen e vlerësimit duke ia përshtatur atë mundësive reale dhe probabilitetit të mundshëm të shtetit të caktuar.

Kushdo që ka ndjekur zhvillimet e dy dekadave të fundit në Ballkanin Perëndimor, por edhe zhvillimet tjera rreth integrimeve evropiane ka mund të shoh se si jo pak herë ka pasur manipulime edhe me vetë caktimin e përqindjes se pjesëmarrjes dhe të deklarimit të qytetarëve lidhur me çështjen që shtrohet dhe për të cilën kërkohet përgjigje.

Referendumi i paralajmëruar nga serbët e tri komunave veriore të Kosovës ia hap mirë derën edhe referendumeve të tjera në Serbi. Në po të njëjtën datë sipas kësaj recete të Millosheviqit do të mund të organizojnë referendum edhe hungarezët në Vojvodinë, boshnjakët në Sanxhak dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Se fjala referendum nuk është shprehje e demokracisë por krejtësisht politike kanë dëshmuar të gjitha referendumet që janë mbajtur në fillim të viteve të nëntëdhjeta në ish Jugosllavi. Kushtetuta e vitit 1974 nuk ka paraparë mundësinë e shkëputjes as përmes referendumit por kjo nuk ishte esenciale dhe nuk mundi të pengojë zhvillimet e brendshme e të jashtme politike të cilat po favorizonin pavarësimin e subjekteve të dikurshme konstituive të federatës serbo-sllave.

Historia e referendumeve serbe

Sa herë që Millosheviqi zihej ngushtë për të marr vendim për zgjidhjen e ndonjë problemi apo për ratifikimin apo jo të ndonjë marrëveshjeje ndërkombëtare,menjëherë pasi kthehej nga takimi përkatës, në zyrë, ose formonte komision ose shpallte referendum. Marifetet e njohura nga koha e vozhdit po i sheh auditori edhe sot.

Megjithëse referendumi konsiderohet ndër mënyrat më origjinale të mani festimit të së drejtës qytetare dhe e testimit të vullnetit të qytetarëve për një problem të caktuar, Serbia gjatë 22 vjetëve të kaluar keqpërdori shumë herë këtë formë të deklarimit qytetar duke e falsifikuar atë sipas nevojës se drejtuesve politik të kohës.

Publiciteti që iu dha kësaj çështjeje nga mediet e Kosovës befasoi edhe vetë organizatorët e kësaj maskarade tashmë të njohur të kuzhinës së provuar shumë herë nga vozhdi, por edhe nga trashëgimtarët e tij, të cilët kësaj radhe i hynë kësaj pune më shumë dyshime.

Nëse mund të shpall referendum çdo fshat a qytet, për cilëndo çështje, në Ballkan së shpejti mund të ketë edhe se paku pesë apo gjashtë shtete të reja të cilat do të shpallin ndarjen dhe pavarësimin e tyre po nga vetë Serbia e sotme.

I din Beogradi zyrtar të gjitha këto, por, Kosovën e ka në fokus të shantazheve, si dikur Vozhdi , i cili eksperimentet i fillonte gjithnjë në “krahinën e tij jugore” siç dëshironte ta quaj.

Deklarimi i fundit millosheviqian me referendum, nga disa analist serb u quajt me drejtë referendum-dum. Megjithëse atëherë shumica serbe u deklarua kundër ndërmjetësimit ndërkombëtar për problemin e Kosovës, vozhdi organizoi referendum-dumin dhe vendosi ashtu siç e kishte nder mend, duke e bërë kështu luftën të pashmangshme.

Megjithëse sot dihet gjithçka lidhur me Kosovën dhe kthimi i status-quos është i pa imagjinueshëm, secili politikan i Ballkanit i cili manipulon me maskarada të tilla ai është i gatshëm të nënshkruaj edhe një herë vendim për luftë në këto anë.

Serbia dëshiron të kthej Kosovën nën sovranitetin e saj “për të mos ditur çka të bej me te” thotë një analist i njohur i Beogradit.

Maskarada e drejtësisë serbe

Me maskarada gjyqësore drejtësia serbe vazhdon t’i shmanget përgjegjësisë që ka ndaj faktorit ndërkombëtar lidhur me fatin e të zhdukurve në luftën e fundit. Megjithëse mediet dhe strukturat përgjegjëse politike, në përvjetor të ndryshëm e zënë në gojë këtë problem aq të ndjeshëm,Serbia shihet mirë se është e gatshme të shpikë edhe njëmijë të zeza vetëm për të prolonguar hapjen e të gjitha atyre varrezave masive të cilat i di mirë.

Megjithëse i di të gjitha obligimet kryesore që dalin për marrjen e statusit të kandidatit për BE, Serbia kohë pas kohe organizon kinse gjykime të krimineleve të luftës. Këso farsash janë pare disa herë të jenë organizuar për kinse ata që masakruan shqiptarët në Qyshk, në Podujevë apo gjetiu. Epilogu i atyre maskaradave përherë ishte i ditur paraprakisht.

Faktori ndërkombëtar ka barazuar gjithçka në fushën e krimeve ndaj civileve gjatë luftës dhe më shumë po merret me arrestimin e shqiptareve,boshnjakeve dhe kroateve se sa të kriminelëve të vërtetë.

Ketë fakt e potencoi edhe një herë këto ditë shtypi gjerman i cili vuri ne spikamë detyrat shtëpiake te drejtësisë serbe të cilat ajo as që kanë filluar t’i realizojë.

Se gjithçka është e Koordinuar në Beogradi shihet nga mediet serbe te cilat shfrytëzojnë çdo kohë e mjet për të akuzuar shqiptarët,boshnjakët apo kroatët për kinse krimet që paskan kryer ata mbi popullatën serbe.

Fati i të zhdukurve serb nuk hiqet nga faqet e medieve të Beogradit dhe për habi nga ato shënime vërehet se ka vetëm serbë të zhdukur e jo edhe pjesëtarë të kombeve tjera. Mediet e Kosovës, por edhe ato shqiptare në përgjithësi për këtë problem aq të mprehtë e të dhembshëm merren vetëm ad- hok apo me rastin e ndonjë jubileu.

Një gjë është e sigurt, ballkanasit nuk duhet të mashtrohen shumë me paçen e tashme të pa definuar. Serbia vazhdon të kërkojë çdo mundësi për të destabilizuar rajonin. Serbisë edhe me tutje nuk i interesojnë njerëzit, por territoret. Serbia ende vazhdon të jetë në luftë me të gjithë fqinjët pa përjashtim, ndërsa lufta dhe paqja në Ballkan vazhdojnë të mbahen peng.

Exit mobile version