Site icon Telegrafi

Serbia e gatshme ta ndihmojë Maqedoninë në rrugën e integrimeve europiane

Ministresha serbe për eurointegrime, Jadrana Joksimoviq ka realizuar një takim me ambasadoren e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska-Tipko, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo e ka informuar ambasadoren Tipko për aktivitetet e deritanishme dhe të ardhshme të Serbisë në procesin e integrimeve europiane.

Joksimoviq ka bërë të ditur se Serbia është e gatshme ta ndihmoj Maqedoninë në rrugën evropiane përmes formave të ndryshme të ndihmës teknike dhe shkëmbimit të përvojave.

Bashkëbisedueset janë ndalur te programi i bashkëpunimit ndërkufitar i nënshkruar në dhjetor të vitit 2017 për promovimin e punësimit dhe lëvizjes së fuqisë punëtore, si edhe forcimit të bashkëpunimit social e kulturor për komunat ndërkufitare./Telegrafi/

Exit mobile version