Telegrafi

Serbia e bëri një hap drejt njohjes së Kosovës

Edhe Presidenti Nikolic e di këtë, thotë James Ker-Lindsay, analist për politikën e Evropës Juglindore, në Shkollën e Londrës për Ekonomi dhe Shkenca Politike.

“Nëse Nikolici vërtet ka qenë kundër që Kryeministri Ivica Dacic të udhëheqë dialogun me Prishtinën, ka mundur ta shmangë këtë takim dhe të insistojë që takimet të jenë në nivelin e kryeministrave. Në vend të kësaj, edhe në qoftë se ai e bëri këtë nën presionin e BE-së, ai e pranoi ftesën për takim. Sipas mendimit tim, kjo nënkupton se autoritetet serbe janë pajtuar që rrugën drejtë BE-së ta vënë në planin e parë”, thotë ai për Danas.

I pyetur nëse dialogu Prishtinë-Beograd po shkon në drejtimin e duhur, Ker-Lindsay thotë se po, ndërsa shton se Serbia është në pozicion më të rënd.

“Është vendosur zgjedhja e qartë: ose do të bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën ose Serbia do të përballet me vonesa në rrugën e integrimeve evropiane. Qeveria serbe ashiqare ka vendosur për të vazhduar rrugën drejt anëtarësimit në BE”, thotë ai. /Telegrafi/