Telegrafi

Serbia do të kursejë një miliardë euro

Plani, i prezantuar nga kryeministri Mirko Cvetkoviq, parashikon po ashtu zvogëlimin e numrit të nëpunësve shtetërorë për 10%.

Këto masa për kursim u përgjigjen kërkesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili ofroi hua prej tre miliardë euro për Serbinë, nëse para kësaj Beogradi ndërmerr masa për kufizimin e shpenzimeve dhe fillon procedurë për revizion të buxhetit.