Telegrafi

Serbia do dalë nga recesioni në vitin 2010

Deklarata është bërë nga ministri serb i Ekonomisë, Mlladen Dinkiç, i cili ka paralajmëruar se në tremujorin e fundit të 2009-ës vendi do të regjistrojë përmirësimin me të dukshëm të ekonomisë.

“Rënia e aktiviteteve ekonomike është ndalur dhe në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm situata do të stabilizohet plotësisht”, ka pohuar Dinkic.

Ai ka shtuar më tej se deficiti buxhetor i Serbisë në vitin 2009 do të arrijë në 4.5 për qind të GDP-së, që është nën mesataren e eurozonës. /Telegrafi/tch/