Serbia dhe Maqedonia të premten në Shkup do të mbajnë mbledhje për të tejkaluar problemin me eksportin e miellit nga Serbia në Maqedoni.
Siç deklaroi zv.kryeministri dhe ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit Rasim Lajiq, ai në mëngjes nga ministri i Bujqësisë dhe Ekonomisë së Maqedonisë, Ljupço Nikolovski mori informacionin për ndryshim të Rregullores.
“Të premten në Shkup kemi caktuar mbledhje dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje, e cila, do të jetë në interes për biznesin e të dy vendeve dhe nuk do të dëmtojë tregtinë e jashtme në asnjë drejtim, as nuk do të na bëjë të marrim kundërmasa”, deklaroi Lajiq.
Ai shtoi se Serbia, shmang marrjen e masave të tilla, sepse e din se i bëjnë dëm, kryesisht, biznesit dhe marrëdhënieve tona në përgjithësi”, informoi kabineti i Lajiqit.
Ministri Lajiq dhe Nikolovski gjatë bisedës kanë rënë dakord se ky problem duhet të zgjidhet, me ç’rast Lajiq ka shfaqur shpresë se ky problem do të zgjidhet deri në fund të kësaj jave. Sipas tyre, në interes të biznesit të të dy vendeve, është që qarkullimi i mallrave, njerëzve dhe shërbimet të zhvillohet pa pengesa. Ministrat janë pajtuar dhe se vendosja e çfarëdo barrierave jo-tarifore, masave dhe kundërmasave do të ketë ndikim negativ në shkëmbimin e mallrave, i cili rritet vazhdimisht.
Ngecja me eksportin e miellit nga Serbia në Maqedoni deri më tani është paraqitur në shtator në çdo vit, por nëpërmjet negociatave të ministrive adekuate do të arrihet marrëveshje./Telegrafi/