Telegrafi

Serbia dhe Maqedonia, partnerët kryesorë të Kosovës në tregti

“Shtetet CEFTA që janë përfaqësuar kryesisht nga Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria, kanë paraqitur 38.9% të eksporteve të tërësishme të Kosovës dhe 41.3% të importeve të tërësishme të Kosovës, përderisa pjesëmarrja e shteteve të BE-së ndaj importeve të tërësishme në vitin 2007 ishte 28.9% dhe pjesëmarrja ndaj eksporteve të tërësishme ishte 42.6%”, thuhet në raportin vjetor të Bankës Qëndrore të Kosovës.

Shqipëria në këtë përqindje luan një rol të vogël pasi përbën vetëm 1.4% të importeve të tërësishme ,ndërsa eksportet e këtij shteti përbëjnë 13.0% të eksporteve të tërësishme të Kosovës.

Saktësisht tri shtetet më të rëndësishme importuese në Kosovë, ishin IRJM dhe Serbia (CEFTA) dhe Gjermania (BE). Importet nga IRJM kryesisht përbëhen nga produktet minerale (62.1% të importeve të tërësishme të këtij shteti), ndërsa importet nga Serbia kryesisht përbëhen nga artikuj ushqimorë të përgatitur, pije dhe duhan (30.7% të importeve të tërësishme).

Importet nga Gjermania përbëhen nga automjete dhe mjete të tjera transportuese (48.1% të importeve të tërësishme nga Gjermania)si dhe makineri vegla dhe pajisje elektrike (16.5% të importeve të tërësishme gjermane).
Interesante mbetet fakti i importeve nga Kina që kanë pasuar  një rritje që nga viti 2004, duke përbërë 6.6% të importeve të tërësishme gjatë 2007. /Telegrafi/