Telegrafi

Serbia dhe Bosnja “luftë tregtare” kundër Kosovës

Ministri Shala ka kërkuar nga BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi që të mos e toleroi bllokadën që këto dy shtete po i bëjnë produkteve kosovare.

“Ne lejojmë prodhimet serbe që të hyjnë në Kosovë, pa ndonjë kufizim, pasi duam t’i tregojmë komunitetit ndërkombëtar dhe serbëve se ne nuk besojmë që një sjellje e tillë i ndihmon ndonjërës palë”, citohet ministri Shala nga agjencia austriake.

Ahmet Shala, ankesën e tij e ka mbështetur edhe në faktin se vulat e Kosovës që nuk pranohen nga Serbia janë të njohura nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë edhe ato që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. /Evropa e Lirë/Telegrafi/