Site icon Telegrafi

Serbia i dërgon notë proteste Sllovenisë, rreth deklaratave për pavarësinë e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, i ka dërguar një notë proteste ambasadorit slloven, për deklaratën e bërë nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i cili bën thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan B92.

Ministria e Jashtme, ka njoftuar se pala sllovene është informuar se në të ardhmen duhet të përmbahet nga deklaratat e ngjashme që dëmtojnë marrëdhëniet dhe besimin e ndërsjellë mes Serbisë dhe Sllovenisë, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Jashtme e Serbisë, rikujton se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët sllovenë po bëjnë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, deklaratë kjo që është duke kërcënuar interesat e Serbisë”, thuhet në një deklaratë.

Sipas zyrtarëve serbë, deklaratat e zyrtarëve sllovenë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, minojnë përpjekjet e Serbisë dhe Bashkimit Evropian në investimin e një dialogu rreth statusit neutral mes Beogradit dhe Prishtinës, që është korniza e vetme legjitime për arritjen e stabilitetit në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version