Site icon Telegrafi

Serbia bllokon prodhimet e Shqipërisë, mbi tre tonë speca do të groposen

Afërsisht tre tonë e gjysmë speca të kuq nga Shqipëria do të groposen në Serbi.

Në datën 17 janar para se eksportuesi Rrapi Hazizi të niste kamionin me 10 perime të ndryshme për në Serbi, ai i analizoi ato në një laborator të akredituar.

Sipas kësaj fletanalize speci i kuq është cilësor.

Në datën 19 janar institucioni serb që kontrollon ushqimin, vendos të ri analizojë kamionin që ishte i ngarkuar me perime. Nga analizat doli që speci i kuq kishte ngarkesë të lartë pesticidesh.

Agronomët thonë se sa më shumë kohë të kaloj, aq më lehtë shpërbëhet lënda active e pesticidit. Por çuditërisht analiza e dytë e bërë në serbi tregoi të kundërtën.

Edhe pse eksportuesi kërkoi ri-analizim të produktit në një shtet tjetër të BE-së, kjo kërkesë u rrëzua nga shteti serb, për pasojë vendimi u mor që speci i kuq të groposej.

Dëmi ekonomik që iu bë eksportuesit Rrapi Hazizi kap vlerën e 9 mijë eurove. Ai thotë se pas kësaj ngjarje Ministria e Bujqësisë shqiptare ka kontaktuar me Ministrinë e Bujqësisë serbe, për t’i kërkuar korrektësi në kontrollin ushqimor që i bëhet prodhimeve bujqësore shqiptare./TCH

Exit mobile version