Telegrafi

Serbia bllokon 2 mijë kamionë me prodhime kosovare

Kamionët e mbushur me perime si qepë,speca dhe zarzavate të tjera janë kthyer në pikën kufitare të Merdarit.

Këtë eksport e ka kontraktuar Agjencia austriake për zhvillimin e Ballkanit BADEA.

Sipas nënkryetarit të këtij agjencioni Ramiz Selimi nëse transporti shkon përmes Maqedonisë dhe Bullgarisë atëherë rrite kostoja e prodhimeve.

Ministri i Tregtisë dhe industrisë Lutfi Zharku nuk është shprehur për masa reciprociteti ndaj Serbisë por ka kërkuar që kjo situatë të zgjidhet në kuadër të CEFTA-s.

"Ne do ta paraqesim problemi e moszbatimit të CEFT-as nga Ana e Serbisë në mbledhjen që do të m bahet në Moldavi nivel zëvendësminstrash’,ka deklaruar Zharku.

Ndërkaq prodhimet nga kjo vonese janë dëmtuar deri tani në masën prej 40 për qind, ndërsa më së shumti ka humbur pronari i Agro Klinës, Kolë Prenaj që ka kontraktuar eksporte në vlerë prej 2 milion eurove. /Telegrafi/