Serbia ka blerë 11 helikopterë të rinj rusë Mi-35 dhe disa pajisje të reja ushtarake.
Ato janë prezantuar gjatë ditës së sotme në kryeqytetin serb, Beograd, ku i pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ndërkohë, analistja amerikane, Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, ka ngreh alarmin ndaj zhvillimeve të fundit.
Serbia purchased Russian helicopters Mi-35 from Cyprus.
RT says 🇷🇸 bought 4 more helicopters that are in Rostov-on-Don in 🇷🇺 but they can’t be delivered now.
However, next escalations in the region won’t start with 🇷🇸 military but paramilitary groups. Pay attention to it. pic.twitter.com/XqA4G4z8D6
— Ivana Stradner (@ivanastradner) November 23, 2023
“Serbia bleu helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro. Katër helikopterë të tjerë janë në Rostov-on-Don në Rusi, por ato tani nuk mund të dorëzohen”, ka shkruar ajo në platformën X.
Analistja më tutje thotë se përshkallëzimi i radhës në rajon nuk do të fillojë me grupet ushtarake ruse, por paraushtarake dhe “kësaj duhet t’i kushtohet vëmendje”.
Ndryshe, Serbia edhe në të kaluarën ka blerë armatim nga Rusia, e cila është nën sanksionet e SHBA-së dhe BE-së, shkaku i pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/