Rreth 100 mijë euro pretendohet t’i ketë humbur Serbia nga bllokada e naftës dhe gazit, pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës për reciprocitet me këtë shtet.
Bazuar në të dhënat e doganës, vitin e kaluar Kosova ka importuar në rrugë legale 33 milionë litra gazë dhe 708 mijë litra naftë, në vlerë mbi tetë milion euro.
Por, shteti fqinj nuk ka qëndruar duarkryq në këtë drejtim. Madje, për këtë problem është raportuar edhe në Bruksel. /Tribuna Channel/