Telegrafi

Serbi xheloz vret pesë persona, plagos 25 të tjerë (Foto/Video)

Serbi Sinisha Zllatiq, ka vrarë pesë persona dhe ka plagosur 25 të tjerë në një kafiteri të Zrenjaninit.

Ai ka hyrë i armatosur në lokal, pasi më parë e kishte kapluar xhelozia kur ka parë ish-gruan e tij, Dijana, me disa të tjerë, përfshirë të dashurin e ri të saj, transmeton Telegrafi.

“Ai ka qëlluar dhe ka vrarë fillimisht gruan e tij dhe një person tjetër femër, e më pas ka vazhduar për të shtënë te të tjerët që ishin në atë moment në kafene”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Dy persona vdiqën në vend, tre të tjerë më vonë. Nga të plagosurit, shtatë janë në gjendje të rëndë.

38-vjeçari Zllatiq ishte refugjat nga Kroacia. /Telegrafi/