Një banor i Beogradit ka fituar rreth 92,000 euro, pasi kishte vënë bast se Aleksandar Vuçiq do të fitojë, 42,75 për qind të votave më shumë se Vuk Jeremiç, në zgjedhjet presidenciale në Serbi.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, ai në degën e një qendre të basteve në Beograd ka paguar biletën prej 6.175 milionë dinarësh (rreth 50.000 euro) në kuotën prej 1.85 se Vuçiq do të ketë mbi 42,75 për qind të votave se Jeremiç.
Dhe pasi e ka fituar bastin, ai ka marrë rreth 92,000 euro, kështu që ka fituar rreth 42,000 euro.
Kryeministri i deritanishëm Aleksandar Vuçiq thuhet se ka fituar 55 për qind të votave, ndërsa Jeremiç ka fituar vetëm 5,66 për qind. /Telegrafi/