Telegrafi

Serbi, tetë të vdekur e 379 të infektuar me COVID-19

Stafi i krizave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës së Republikës së Serbisë ka zbardhur shifrat e të infektuarve gjatë ditës së sotme, njofton tanjug.rs.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, Serbia ka njoftuar për numra tre shifror të të infektuarve me coronavirus, përkatësisht 379 banorë, transmeton Telegrafi.

Prej njoftimit të fundit deri më tani, shteti serb ka njoftuar se tetë persona kanë ndërruar jetë, gjegjësisht deri më tani kanë vdekur 551 persona.

Në spitalet e Serbisë ka 156 pacientë që janë në oksigjeno terapi gjersa mbi 4531 persona janë shtruar në institucionet shëndetësore.

Ndryshe, theksojmë se 9817 njerëz janë testuar gjatë 24 orëve të fundit në Serbi. /Telegrafi/